LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Gjasat që PAN-i ta krijojë qeverinë janë absolute

Nitaj: Gjasat që PAN-i ta krijojë qeverinë janë absolute

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, është shprehur i bindur se koalicioni PDK-AAK-Nisma do ta formojë qeverinë më herët sesa pritet.

Ai ka thënë se gjasat që kjo të ndodhë janë absolute. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Nitaj ka pranuar se Haradinaj është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të partive politike, për ta parë mundësinë e përfshirjes së tyre në qeverinë e tij.


Sipas tij, nuk është korrekte që lideri i LDK-së, Isa Mustafa, të kërkojë nga Haradinaj ta prishë partneritetin me PDK-në për të bashkëpunuar me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.