LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Duhet formohet Byroja Nacionale për hetimin e korrupsionit

Nitaj: Duhet formohet Byroja Nacionale për hetimin e korrupsionit

Muharrem Nitaj nga koalicioni PDK-AAK-Nisma ka thënë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova se qeveria e ardhshme e ka jetike ta luftojë korrupsionin dhe kjo punë duhet të bëhet me një Byro Nacionale të Hetimeve.

“Kjo byro do të duhet të merrej me korrupsioni në nivele të larta”, ka thënë Nitaj.


“Kemi nevojë për gjyqtarë të pavarur. Sot gjyqtarët që i kemi nuk marrin sa duhet. Këta njerëz edhe duhet të paguhen më shumë, aq sa duhet, por edhe duhet të kryejnë punën e tyre si duhet”.

“Ka qindra mijëra lëndë që gjendet në sirtarët e gjykatave ende”, tha Nitaj. /Klan Kosova/