Në fabrikën e Nissanit në Sanderlend ka nisur prodhimi i modelit të ristilizuar Qashqai, premiera e të cilit ishte në panairin e automobilave në Gjenevë, në fillim të marsit.
Modeli i Nissanit, i cili ishte më i shituri në Evropë, ruan titullin e crossoverit më të kërkuar në kontinentin e vjetër. Ai është avancuar në mënyrë që të ruajë statusin aktual te blerësit evropianë.
Pjesa e parme e automjetit është ristilizuar në tërësi. Është ndryshuar në tërësi forma e dritave dhe maska e ftohësit, e cila është rritur dukshëm.
Njëra nga inovacionet në Qashqai e ri është vendosja e teknologjisë ProPilot për vozitje gjysmautonome.
Duke iu falënderuar autopilotit, Nissan crosoover është në gjendje të shpejtohet dhe të ngadalësohet, si dhe të përcjellë korsinë e rrugës, të bëjë korrigjime të drejtimit të lëvizjes në korsi pa ndihmën e vozitësit, transmeton KosovaPress.
Automobili është i pajisur edhe me sisteme aktive të sigurisë, si teknologjia e frenimit automatik në raste të rrezikut. Ky sistem tash përfshin edhe teknologjinë e njohjes së këmbësorëve në rrugë. Qashqai 2018 ofron sistemin e paralajmërimit të lëvizjes së automjeteve tjera Rear Cross Traffic Alert, gjë e cila është e dobishme me rastin e parkimit nga mbrapa.
Aty është edhe teknologjia për njohjen e shenjave të komunikacionit, sistemi për detektimin e lodhjes dhe humbjes së përqendrimit te vozitësi, ndihma Intelligent Park Assist me rastin e parkimit, sistemi për zbulimin e automjeteve tjera në këndin e vdekur, paralajmërimi ndaj daljes së padëshiruar nga rruga dhe të ngjashme.
Paleta e motorit ka mbetur e pandryshuar, ndërsa Nissan veçanërisht ndan 1.5 litra dCi me 110 kuaj fuqi dhe emision të CO2 prej 99 g/km.
Motorët tjerë janë 1.6 dCi me 130 kuaj fuqi, në variantet me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive dhe ndërrues shpejtësie CVT, si dhe opsionin 4×4, variantin benzinë 1.2 me 115 kuaj fuqi me të njëjtin kombinim sikur te dizeli dhe 1.6 me 163 kuaj fuqi, i pranishëm vetëm në modelet me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.
Modelet benzinë janë në dispozicion kryesisht me motor të vendosur në pjesën e përparme.
Nissan në fabrikën në Angli ka investuar 53 milionë funta për përgatitjen e prodhimit të Qashqai të ristilizuar. Përveç kësaj, është rritur edhe kapaciteti i fabrikës. Nissan në fabrikën e ve në Sanderlend ka prodhuar mbi 2,8 milionë automjete crossover.
Prodhuesi japonez po në këtë fabrikë prodhon edhe modelet Leaf, Juke, si dhe Infinity Q30 dhe QX30, ndërsa në vitin 2016 ka prodhuar gjithsej 507.436 automobila.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!
Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Raportoni veturat e parkuara në mënyrë të paligjshme dhe fitoni para në Suedi
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi