LAJMI I FUNDIT:

Nissan GT-R vjen në Kosovë dhe ju mund ta provoni atë! (Foto)

Nissan GT-R vjen në Kosovë dhe ju mund ta provoni atë! (Foto)

Nissan GT-R është njëra ndër tri katër veturat më të shpejta në botë, e cila arrin në 100km/h për vetëm 2.9 sekonda. Po mirë e keni lexuar, shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë GT-R e arrin për veç 2.9 sekonda.


Dhe të gjithë pjesëmarrësit e panairit të parë të veturave në Prishtinë, “Prishtina International Autoshow” do ta kenë kënaqësinë ta shohin nga afër veturën e ëndrrave të shumë njerëzve kudo.

Nissan GT-R do të jetë i ekspozuar në “Prishtina International Autoshow” ekskluzivisht, ndërsa përfaqësuesi zyrtar për Nissan, Renault dhe Dacia në Kosovë, “Auto Mita” e ka ofruar mundësinë e përjetimit të shpejtësisë dhe fuqisë së jashtëzakonshme që e ofron GT-R.

Bashkë me pilotët zyrtarë të Nissan, fituesit e garës së publikuar nga AutoMita do ta kenë mundësinë e përjetimit të shpejtësisë së GT-R përmes përgjigjes së saktë në pyetjen e postimit më poshtë, i cili ua kërkon që ta qëlloni ngjyrën e Nissan GT-R që është i mbuluar por që do të zbulohet së shpejti. /Telegrafi/