LAJMI I FUNDIT:

Nisma, optimiste për suksesin e mocionit

Nisma, optimiste për suksesin e mocionit

Nisma për Kosovën mbetet optimiste se në ditët në vijim do të arrijë t’i mbledhë 40 nënshkrime të deputetëve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Shefja e grupit parlamentar e Nismës, Valdete Bajrami, beson se këtë iniciativë do ta mbështesin edhe deputetët e pozitës.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë deputetët, pavarësisht se të dy partnerët e koalicionit po bëjnë presione të ndryshme mbi deputetët e tyre për të mos e nënshkruar këtë mocion. Shpresoj se deputetët e pozitës, të cilët e kanë kundërshtuar këtë Qeveri, madje edhe ata që nuk e kanë votuar këtë Qeveri, do t’u qëndrojnë besnikë bindjeve të tyre për ndërrim të Qeverisë. Ne jemi këmbëngulës në iniciativën tonë dhe do të vazhdojmë deri në fund derisa t’ia arrijmë qëllimit për rrëzimin e kësaj Qeverie”, ka thënë Bajrami për gazetën “Epoka e re”.

Ajo ka treguar se tashmë i kanë mbledhur nënshkrimet e deputetëve të subjekteve politike opozitare dhe atyre të pavarur.

“Nënshkrimet e deputetëve të opozitës i kemi qysh në fillim të takimeve tona dhe këto dy ditët e fundit kemi pasur nënshkrime të deputetëve të pozitës, të deputetit të PDK-së, Nait Hasanit dhe të deputetit të pavarur, Gëzim Kelmendi. Ne vazhdimisht jemi në kontakt me deputetët të cilëve ua kërkojmë votën e tyre në momentin që do ta procedojmë më tutje. Prandaj, puna e mocionit është duke shkuar mirë dhe shpresojmë se brenda javës së ardhshme t’i japim kah drejt procedimit, në mënyrë që sa më parë ta mbajmë seancën e jashtëzakonshme dhe ta kemi votën pro të pozitës për rrëzim të kësaj Qeverie”, ka thënë Bajrami, duke shtuar se edhe me deputetin Ilir Deda janë marrë veshë.

“Z. Deda ka marrë miratimin e partisë së tij dhe shumë shpejt do ta takojmë edhe atë për ta marrë nënshkrimin. Ai edhe publikisht është deklaruar se e përkrah iniciativën e z. Limaj”, është shprehur Bajrami.

Madje, sipas shefes së Grupit parlamentar të Nismës, rrëzimin e Qeverisë aktuale do ta lehtësojë edhe fakti se ky koalicion është i panatyrshëm.

“Po të ishte ky koalicion i mirëfilltë dhe po të ishte ndërtuar mbi bazën e interesave të qytetarëve as opozita nuk do ta kërkonte dorëheqjen e kësaj Qeverie. Por, dihet se ky koalicion është ndërtuar mbi pazare të PDK-së, të LDK-së dhe të të Listës Serbe, pazare këto që i kanë dëmtuar interesat e vendit dhe kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë deputetja e Nismës.

Qeveria tashmë ka rënë

Shefja e grupit parlamentar e Nismës, Valdete Bajrami, ka thënë se Qeveria ka rënë me refuzimin që Brukseli i ka bërë kërkesës së kryeministrit për prolongim të demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas saj, opozita do të bëjë çfarë është e mundur për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

“Ky koalicion nuk po mund t’i përmbush më detyrat për të cilat është zotuar se do t’i kryej. Kjo u dëshmua me shkuarjen e z. Mustafa në Bruksel. Prandaj nuk e di se çka presin më PDK-ja dhe LDK-ja dhe pse akuzojnë opozitën për dështimet e tyre. Mendoj se është momenti që këto dy subjekte politike të japin llogari për të gjitha të këqijat që ua kanë bërë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Nisma për Kosovën, së bashku me subjektet opozitare dhe deputetët e pozitës, do të insistojnë që sa më parë t’ua japin të drejtën qytetarëve për të vendosur për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë ajo.

Bajrami ka vlerësuar se mocioni i mosbesimit do të jetë vetëm vulë formale për rrëzimin e kësaj Qeverie.

“Kjo Qeveri vetëm ka rënë të martën kur z. Mustafa dështoi ta shtyjë më tutje në Bruksel kërkesën e tij për prolongimin e demarkacionit, e cila ishte një përpjekje e tij qesharake, ngaqë para dy vjetëve ka shkuar në Bruksel për të kërkuar që demarkacioni të jetë kusht për viza, ndërsa tash kërkon prolongimin e tij. Ne mendojmë se kjo Qeveri ka rënë tashmë, por për t’ia dhënë vulën përfundimtare do ta dërgojmë mocionin në Kuvend dhe në një seancë të jashtëzakonshme deputetët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar pro rrëzimit të Qeverisë”, ka thënë deputetja e Nismës, Valdete Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori