LAJMI I FUNDIT:

Nisin përgatitjet për filmin “Klithmë”, kërkohen tre aktorë

Nisin përgatitjet për filmin “Klithmë”, kërkohen tre aktorë

Kanë nisur përgatitjet për xhirimin e filmit “Klithmë”, me skenar të regjisorit Korab Lecajt dhe aktorit Hazir Haziri.

Ky projekt kinematografik, një film i metrazhit të shkurtë – regjinë e të cilit do ta bëjë Korab Lecaj – e ka një të veçantë tjetër meqë është në kërkim publik të aktorëve për rolet kryesore.


Kështu, Shtëpia Filmike “Land film” me producent Besar Zahitin, shpall audicionin për tre aktorë, si më poshtë:

Rolin kryesor të gruas (mosha 30-35-vjeçare);

Rolin dytësor të gruas (mosha 35-38-vjeçare);

Rolin dytësor të një burri (mosha 38-45-vjeçare)

Audicioni është i hapur për të gjithë të interesuar që përkojnë me moshën e kërkuar. Të interesuarit duhet të dërgojnë tri fotografi të tyre (dy profile dhe një gro-plan), një CV dhe një video-prezantim të shkurtër të xhiruar me telefon. Këto të dhëna duhet të dërgohen deri më 23 korrik 2017 (e diel), në orën 24:00, në këtë email: klithma2017@gmail.com.