LAJMI I FUNDIT:

Nisin konsultimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Nisin konsultimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Një ditë pasi lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ka ardhur koha kur Qeveria duhet të hedhet në mosbesim, deputetët e partisë së tij kanë konfirmuar për AktivPess se i kanë nisur konsultimet me partitë e tjera për ta ngritur një mocion të tillë.

Deputeti Haxhi Shala ka deklaruar se iniciativa e Nismës për ta rrëzuar qeverinë po merr mbështetje jo vetëm nga partitë opozitare por edhe nga deputetë të partive të koalicionit qeverisës.


“Tash për tash jemi në proces të bisedimit me deputetët e Kosovës, por ende nuk kemi marrë nënshkrime për hartimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. Kemi mbështetje të të gjitha kampeve politike, jo vetëm të partive opozitare por edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Shala për AktivPress.

Sipas tij, ky mocion i propozuar nga lideri i Nismës, Fatmir Limaj është i domosdoshëm, pasi siç thotë ai kjo qeveri nuk është funksionale dhe duhet të rrëzohet e të shkohet në zgjedhje.

Limaj, në fakt u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare opozitare në Kosovë që ta ndërmarrim këtë iniciativë në mënyrë që sipas tij, t’ju mundësojmë deputetëve të parlamentit që të shprehen përmes votës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Iniciativën e Nismës e kanë mbështetur menjëherë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, për sa kohë që AAK është në bllok me Nismën.

Mocioni i mosbesimt për kryeministrin bëhet me propozimin e një të tretës, përkatësisht të 40 deputetëve të Kuvendit, dhe vihet në rendin e ditës, jo me vonë se pesë ditë e as më herët se dy ditë nga dita e parashtrimit të tij.

Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Por, në rast se dështon, atëherë një mocion tjetër i mosbesimit mund të parashtrohet vetëm pas nëntëdhjetë ditëve të ardhshme.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori