LAJMI I FUNDIT:

Nisin akuzat e kandidatëve për deputetë për vjedhje të votave

Nisin akuzat e kandidatëve për deputetë për vjedhje të votave

Kandidatja për deputete e LDK-së Njomza Emini ankohet se në fushatë kanë dominuar kandidatët burra dhe ka pasur manipulime me vota brenda kandidatëve të partive, shkruan sot, gazeta Zeri.

Njomza Emini ka qenë në dy mandate deputete e Kuvendit të Kosovës. Në legjislaturën e fundit ajo ka udhëhequr Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane si përfaqësuese e LDK-së në këtë Komision.


Mirëpo, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit ajo nuk ka arritur ta sigurojë edhe një mandat të ri të deputetit.

Emini ka deklaruar se në fushatë kanë dominuar kandidatët burra dhe ka pasur manipulime me vota brenda kandidatëve të partive.

“Vota nganjëherë nuk e përfaqëson edhe më të mirin. Ka pasur manipulime brenda partive. Lufta më e madhe ka qenë aty. Në fushatë kanë shkuar me emra të caktuar që duhet t’i votojnë, pra po them se joçdoherë fiton më i miri”, ka thënë ajo.

Edhe kandidati tjetër për deputet i LDK-së Nuredin Ibishi, me shumë gjasë nuk ka arritur ta sigurojë edhe një mandat të ri të deputetit.

“Unë jam munduar ta përmbush detyrën time aq sa kam mundur.

Ndoshta ka ndikuar edhe lista e koalicionit pasi që ka pasur edhe prurje të reja dhe është pritur që do të ketë ndryshime dhe nuk ka qenë ndonjë gjë e papritur. Mirëpo edhe koha ka qenë e shkurtër, qytetarët kanë pasur probleme me mënyrën e votimit, ka shumë fletëvotime jovalide dhe kjo është edhe një arsye pasi qytetarët është dashur të njoftohen më mirë për mënyrën e votimit nga KQZ-ja”,  ka thënë ai.

Me shumë gjasë në karrigen e deputetit nuk do të ulen edhe disa kandidatë të tjerë të LDK-së që kanë qenë për disa mandate pjesë e Kuvendit.

Bëhet fjalë për Skender Hysenin, Sabri Hamitin, Ali Sadriun, Sali Morinën, Doruntina Malokun, Muhamet Mustafën dhe Melihate Tërmkollin. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori