LAJMI I FUNDIT:

Nishani tregon çfarë bisedoi me shefin e CIA-s

Nishani tregon çfarë bisedoi me shefin e CIA-s

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i cili nuk e ka fshehur ambicien për një mandat të dytë në krye të shtetit, është i ftuar në studion e Tonight Ilva Tare, në një intervistë për të gjithë përvojën e tij 5 vjeçare në krye të shtetit.

Bilanci i mandatit të parë në kërkim të mandatit të dytë.  Një mandat i dytë, një rikthim në polikë?

Nishani: Kjo nuk duhet parë si artikulim i një qëndrimi të veçantë. Nuk e kam konsideruar asnjëherë si konflikt qëndrimet institucionale. Natyrisht mos përputhshmëria e qëndrimeve të Qeverisë apo Parlamentit, kjo nuk do të thotë se ka konflikt. Prandaj janë institucionet e ndara. Presidenti jo domosdoshmërish mund të niset nga ideja e të pasurit të konfliktit, por në reagim e qëndrimeve që ka institucioni në raport me çështjet. Unë jam edhe disa muaj në detyrë. Besoj se do të jenë interesantë. Janë zgjedhjet dhe duhet të monitorojmë procesin zgjedhor dhe të urojmë fituesit. Presidenti ka një rol të rëndësishëm monitorues.

Jeni takuar me shefin e CIA-s. Për çfarë diskutuat?

Nishani: Ishte takim shumë i rëndësishëm dhe miqësor. Ishte hera e parë që takoja një personalitet kaq të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për sa i takon proceseve që lidhen me garantimin e sigurisë. Shqipëria është angazhuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal, ku Shqipëria ka rol të rëndësishëm, çka edhe në takimin e sotëm morëm vlerësime të veçanta dhe në sfidat që janë evidente që ka të bëjë me grupet terroriste. Shqipëria ka qenë e prekur nga fenomeni i luftëtarëve të huaj. Vizita e drejtorit të CIA-s, ishte një tregues i fortë dhe sinjal i fortë i partneritetit të ngushtë dhe të bashkëpunimit që ka Shqipëria me SHBA për ruajtjen e sigurisë dhe paqes dhe ruajtjen e demokracisë, përcjell Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori