LAJMI I FUNDIT:

Nishani thirrje partive politike për dialog dhe kompromis

Nishani thirrje partive politike për dialog dhe kompromis

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani reagoi në lidhje me krizën politike në të cilën ndodhet vendi prej disa kohësh dhe theksoi nevojën për dialog mes palëve politike, pasi sipas tij, përmes dialogut arrihet edhe kompromisi.

Në këtë mënyrë vlerëson Nishani, Shqipëria do të mund të dalë nga kriza e thellë politike.


“Asnjëherë nuk mund ta shkëpusim aktivitetin politik dhe qëndrimet politike ndaj zhvillimeve te ndryshme ne vend sepse ky është sistemi që ne kemi ndërtuar, vendimmarrësit e angazhimeve ne te gjitha fushat, përfshi edhe atë te kulturës, janë ne sistemin politik dhe unë do të theksoja se sa i rëndësishëm është dimensioni civilizues, dimensioni i një kulture te mataruar, i një bashkëpunimi, i një respekti reciprok përmes politikes dhe akteve politike, sjelljes politike dhe angazhimit institucional, ne mënyre qe vlerat e kulturës dhe civilizimit të jenë të jetësuara jo vetëm në trashëgiminë kulturore, por edhe tek sjellja e përditshme e institucioneve dhe aktoreve që përbejnë këto institucione”, deklaroi Nishani.

Në kohën kur zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit po afrojnë, opozita ka bojkotuar punimet e Kuvendit dhe vijon protestën në çadrën e ngritur para ndërtesës së kryeministrisë prej afro dy muajsh, duke kërkuar qeveri teknike si mundësia e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori