LAJMI I FUNDIT:

Nishani merr pjesë në takimin e 22-të të Berlinit

Nishani merr pjesë në takimin e 22-të të Berlinit

Presidenti Bujar Nishani mbajti fjalën e tij në takimin e 22-të Ndërkombëtar të Berlinit të organizuar nga Bundestagu i Gjermanisë dhe Shoqata gjermane për Bashkëpunim e Mirëkuptim mes Njerëzve.

Kreu i shtetit tha në fjalën e tij se marrëdhëniet ndërnjerëzore, me gjithë arritjet e paimagjinueshme në intesfikimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit, si dhe në fushën e të drejtave të njeriut, po cënohen nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, populizmi, fuqizimi i rrymave anarkiste, si dhe shtoi se, “vëmendja kryesore e politikës dhe e shoqërive tona sot është tërësisht e përqendruar në gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit e koordinimit për një botë më të sigurt, si për shoqërinë aktuale ashtu edhe brezat që vijnë pas”.

Z. Nishani duke përgëzuar praninë e përfaqësuesve të besimeve të ndryshme fetare në këtë takim, evidentoi edhe rolin e madh që luajnë komunitetet fetare dhe krerët e përfaqësuesit e tyre në Shqipëri për adresimin e fenomenit të terrorizmit dhe të ektremizmit të dhunshëm, si dhe bashkëpunimit të strukturave shtetërore me këto komunitete për çkurajimin e elementëve të radikalizuar.

“Krerët e bashkësive fetare në Shqipëri kanë kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të koordinuar në këtë drejtim dhe kanë dhënë një ndihmesë shumë të vyer për të gjithë shoqërinë shqiptare. Edhe prania e tyre sot këtu në Berlin, flet shumë. Për çështje të tilla madhore, ata janë gjithmonë bashkë e solidarë. Kjo duhet të na motivojë edhe ne politikanët për të ndërtuar struktura solide për të ardhmen e sigurt të brezave që do vijnë.”, theksoi Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit, gjatë vizitës në Berlin u takua edhe me Presidentin e Bundestagut, Dr. Norbet Lammert, të cilin e siguroi për vijimin me vendosmëri të procesit të reformave nga institucionet shqiptare.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori