Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, mori pjesë sot në Takimin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brionit, me ftesë dhe nën kujdesin e Presidentit slloven Barut Pahor e të Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitoaroviq.
Në këtë takim, krahas Presidentëve të Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe bashkëkryetarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, ishte i pranishëm si i Ftuar Nderi Presidenti Federal i Republikës së Gjermanisë, Frank-Walter Steimeier.
Liderët e Procesit të Brdo-Brionit me konsensus të plotë miratuan konkluzionet e Samitit, ku thelbi qëndron në nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal dhe shmangien e retorikave nacionaliste dhe imflamatore. Gjithashtu, kërkohet nga Bashkimi Evropian dhe Vendet Anëtare që të vlerësojnë kuadrin aktual të aderimit në Bashkimin Evropian dhe japin një perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE.
Në fjalën e tij, Nishani duke u ndalur të zhvillimet më të fundit jo vetëm në rajon por edhe në arkitekturën politikbërëse evropiane dhe ndërkombëtare, tha se “duhet të vlerësojmë me realizëm çfarë rreziqesh kanosen, çfarë gjendet në vullnetin dhe fuqinë tonë për të vepruar dhe çfarë ndihme kërkojmë”.
Sa i përket Shqipërisë, tha Nishani, kemi vullnetin dhe vendosmërinë e palëkundur të ecim në trajektoren evropiane dhe euroatlantike. “Ndërkohë që marrëdhënia jonë me NATO-n është mesë e konsoliduar, marrëdhënia jonë me Bashkimin Europian është në proces. Dhe në këtë proces besoj se janë dy, elementët thelbësorë që na lidhin: sentimenti dhe kontrata”.
Sipas tij, Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojë lart në agjendën e BE-së, veçanërisht sa i përket angazhimit politik, ekonomik dhe social.
“Shqipëria dëshiron të bashkëjetojë e të njohë një rajon në paqe, që zhvillohet e integrohet brenda familjes evropiane dhe euroatlantike por dhe brenda vetes. Ne i mbështesim të gjitha përpjekjet për të shkuar në këtë drejtim. Ne gjendemi në një rajon që nuk është ende gati të përballet me të shkuarën e tij, por është plotësisht në gjendje të përballet me të tashmen dhe të vendosë për të ardhmen e tij. Kam bindjen e thellë se aspirata e përbashkët për zgjerimin e kufirit të BE-së dhe NATO-s brenda Ballkanit Perëndimor përbën motorin e zhvillimit, të paqes, sigurisë dhe stabilitetit për ne, për të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët”, përfundoi Nishani.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën