LAJMI I FUNDIT:

Nis me vonesë tubimi i SNS-së në Leposaviq

Nis me vonesë tubimi i SNS-së në Leposaviq

Tubimi elektoral i Partisë Përparimtare serbe (SNS) i paraparë të fillojë sot në ora 11:00 në Leposaviq, ka filluar para pak minutash.

Sipas këtyre burimeve, shkaku i shtyrjes është pritja e qytetarëve serbë të cilët janë nisur nga qytetet e ndryshme të Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.


Mësohet se në këtë tubim po marrin pjesë rreth 2 mijë simpatizantë të kësaj partie, ndërsa shumë prej tyre kanë mbetur jashtë për shkak të hapësirës së pamjaftueshme në palestrën e sporteve të këtij qyteti.

Drejtori i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, njëherësh nënkryetar i Partisë Përparimtare serbe (SNS), Marko Gjuriq, ka potencuar se pengimi i ardhjes së serbëve në mbështetje të kryeministrit të tyre Vuçiç, paraqet shkelje elementare të të drejtave të njeriut.

“Shohim se institucionet e Prishtinës nuk janë funksionale, sepse nuk kemi vërejtur që ndonjë pjesëtar i policisë ka provuar të mundësojë kalimin e qytetarëve”, ka thënë Gjuriq.

Përveç tij, në këtë tubim po marrin pjesë edhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie, Nikolla Selakoviq dhe Branisllav Gashiq, si dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie si nga Kosova, ashtu edhe Serbia.

Ndryshe, Gjuriq më herët ka deklaruar para gazetarëve se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës nga ana e Prishtinës, paraqesin sulm ndaj serbëve, pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve si dhe të drejtën e tyre për të votuar.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori