LAJMI I FUNDIT:

UP nis me revokimin e titujve të rrejshëm, pritet të zgjerohet lista (Dokument)

UP nis me revokimin e titujve të rrejshëm, pritet të zgjerohet lista (Dokument)

Të paktën një doktoranti do t’i merret grada më e lartë shkencore e fituar në Fakultetit Ekonomik. Kjo është bërë e ditur në rendin e ditës për mbledhjen e Senatit të UP’së që mbahet të mërkurën.

Javëve në vazhdim pritet të zgjerohet lista edhe më plagjiatorë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe udhëheqës fakultetesh.


Hysnija Bibulicen, deri të mekurën, mund ta thërrisni ‘Dr. Shkence”. Prej 31 majit, asaj pritet t’i merret ky titull i fituar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur në rendin e ditës i hartuar nga Rektori Marjan Dema, i cili ka paraparë të nxjerrë në Senat votimin për marrjen e titullit më të lartë shkencor, kësaj kandidateje. Nuk është sqaruar se pse po ndodhë një gjë e tillë.

Zyrtarë të Rektoratit kanë thënë se ka probleme të mëdha në punimin e kandidates Bubulica dhe të gjitha detajet do të nxjerrën para senatorëve, të cilët janë përgjegjës për marrjen e titujve të fituar në UP në mënyrë të kundërligjshme.

Sidoqoftë, zyrtarë të Rektoratit kanë thënë se ky është vetëm një rast, pasi javëve dhe muajve të ardhshëm do të merren vendime edhe më të rënda, për ata që kanë bërë plagjiatura, në mesin e të cilëve ka edhe udhëheqës të Fakulteteve.

“Disa raste të plagjiaturave të doktoratave i kemi të dokumentuara. Vetëm pritet të merret vendimi dhe t’iu revokohen titujt”, ka thënë ai.

Universiteti i Prishtinës kishte nisur para tetë vitesh një fushatë për nxjerrën e plagjiaturave të atyre që kanë doktoruar qoftë në UP, qoftë në shtete të tjera. Mirëpo, ishte ndërprerë, pasi në këtë skandal ishin përfshirë edhe zyrtarë të Shtetit, të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës.

Bibulica, aktualisht, mban pozitën e u.d të prodekantit në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori