LAJMI I FUNDIT:

Nis protesta para KEK-ut

Nis protesta para KEK-ut

Ashtu siç patën paralajmëruar disa ditë më parë, qytetarët e pakënaqur me faturat e janarit, para pak minutash, kanë filluar protestën para KEK-ut, duke kundërshtuar kështu faturat e muajit janar.

Ata duke brohoritur: hajna, hajna… dhe duke fishkëlluar po protestojnë para selisë qendrore të KEK-ut në Prishtinë duke kërkuar hetime rrënjësore në KEK.

Dyert e KEK janë mbyllur, ndërsa në oborr të tij, vërehet prani e shtuar e prestarëve të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/