LAJMI I FUNDIT:

Nis fushata, priten zgjedhjet

Nis fushata, priten zgjedhjet

Kosova shumë shpejt mund të shkojë edhe në zgjedhje të parakohshme. Partitë kanë nisur aktivisht të punojnë në terren, ndërkohë që ambiciet për pozita të larta politike nuk po fshihen.

PDK-ja zyrtarizoi kryetarin e saj Kadri Veselin kandidat për kryeministër të Kosovës. Ndërkohë që edhe opozita është duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Duket se vetëm LDK-së nuk i konvenon të ketë zgjedhje, shkruan “Zëri”.

“Mund të ketë zgjedhje me marrëveshjen e partive politike, deri më tash nuk ka diçka të tillë”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti.

Ndërkohë këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, pyetjes së gazetës “Zëri” për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme i është përgjigjur me një “Jo”.

Por sipas Halitit, vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse një gjë e tillë kërkohet nga  partitë politike në vend me marrëveshje paraprake.

“Mund të ketë zgjedhje me marrëveshjen e partive politike, deri më tash nuk ka diçka të tillë. Ne kemi shkuar dy herë në zgjedhje të jashtëzakonshme me variante të ndryshme, kur ka pasur marrëveshje kemi shkuar në zgjedhje të parakohshme, Edhe zgjedhjet e kaluara kanë qenë të parakohshme”, ka potencuar Haliti. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori