LAJMI I FUNDIT:

Nipi vret aksidentalisht xhaxhanë në Prizren

Nipi vret aksidentalisht xhaxhanë në Prizren

Një person është vrarë gjatë ditës së djeshme në Prizren ka njoftuar policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:15 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën ‘ Kukësi’ ka pasur të shtëna nga armë të zjarrit dhe se një qytetar është plagosur rënd i cili ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor mirëpo sipas mjekëve, viktima nuk ka mundur të mbijetojë”, njofton policia.


Sipas Policisë, dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre kishin dalë në një livadh afër shtëpisë së tyre për të shti me armë zjarri dhe me vete kishin marrë dy pistoleta.

Gjatë manipulimit të pasigurt, dyshohet se i dyshuari E. Sh. i datëlindjes 1996 nga pakujdesia e ka shkrehur një plumb në drejtim të xhaxhait të tij i cili rezultoi të ishte fatal.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy pistoleta të llojit dhe kalibrit të panjohur, katërmbëdhjetë fishekë të kalibrave dhe llojeve të ndryshëm, tri gëzhoja dhe pas bastisjes së shtëpisë së personave të dyshuar është sekuestruar edhe një pushkë gjahu.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi ndërsa i dyshuari ndalët në masën e arrestit policor. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori