LAJMI I FUNDIT:

Nintendo vjen me Wii U

Nintendo vjen me Wii U

Wii U më në fund ka arritur në tregun amerikan nga Nintendo, të dielën në mesnatë. Ofertat për konsolën e re të kompanisë duket se ende janë të vogla në sasi, megjithatë Wii U është parë tashmë në disa prej shitësve lokal ku klientët kanë mundur të blejnë pajisjen pa pasur nevojë për kontratë me para-porositje.

Wii U vjen me karakteristika të ndryshme të cilat shkarkohen në konsolë automatikisht pas instalimit të saj.

Disa nga këto karakteristika janë: eShop, Miiverse dhe shfletuesi i internetit.


Konsola gjithashtu posedon GamePad me të cilin mund të kontrollohet loja që jeni duke luajtur. Prej lajmeve të ndryshme për Wii U, konsolën e re të Nintendos kemi parë disa raporte ku thuhet se përdoruesit kanë problem me mbushjen me bateri të GamePad-it dhe ndërfaqe jo të shpejtë.

Ndërsa, nga ana grafike e konsolës duket se nuk ka risi të shumta në krahasim me Xbox 360 dhe PlayStation 3. Megjithatë, për detaje më të hollësishme rreth Wii U duhet të presim për të parë se si kjo konsolë do të mirëpritet pas promovimit të saj. /Telegrafi/