LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Qeveria do të ndërmerr masa për stabilizim të tregut të grurit

Nikollovski: Qeveria do të ndërmerr masa për stabilizim të tregut të grurit

Maqedonia sivjet pret mungesë të rreth 110.000 tonëve grurë dhe për këtë arsye pritet të realizohet import më i madh. Për stabilizim të tregut, qeveria do të ndërmerr edhe në njërë masash, njoftoi sot ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, gjatë takimit me mullistët.

Siç paralajmëroi Nikollovski, masat do të shqyrtohen në njërën nga seancat e ardhshme të qeverisë, ndërsa do të merren parasysh edhe të gjitha kërkesat e industrisë së miellit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kërkesat, sugjerimet dhe propozimet e mullistëve do të shqyrtohen, ndërsa në kohë edhe më të shpejtë do të miratohen zgjedhje adekuate të cilat do të japin efekt më të madh dhe do të jetë në ndihmë të të dy palëve, edhe të përpunuesve edhe prodhuesve”, tha Nikollovski në takim, duke shtuar se rendimentet sivjet janë më të ulëta për shkak të fatkeqësive të motit dhe për këtë arsye qeveria planifikon ndërmarrje të masave adekuate me analizë paraprake të tregut.

Prodhimtaria vendore këtë vit pritet të jetë 190.000 tokë ose 37% më pak se vitin e kaluar, ndërsa nevojat në nivel shtetëror janë 300-000 ton.

Gjatë ditëve të kaluara ministri Nikollovski ka realizuar takime edhe me bujqit dhe mullistët, me qëllim që siç ka thënë, të dëgjohen mendimet dhe propozimet e të dyja palëve, që të ndërmerren masa përkatëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori