LAJMI I FUNDIT:

Niang drejt transferimit në Turqi

Niang drejt transferimit në Turqi

M’Baye Niang është drejt largimit nga skuadra italiane Milan.

Sulmuesi senegalez me pasaportë franceze po kalon momentet e fundit tek klubi italian.

22-vjeçari ka zgjuar interesimin e gjigantit turk, Fenerbahce.

Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja franceze L’Equipe, Fenerbahce ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Milanit.

Shtatë milionë euro ka ofruar klubi nga Stambolli për t’i fituar shërbimet e sulmuesit anësorë.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga Milan, ndërsa për lojtarin ka gati një kontratë katër vjeçare me rreth katër milionë euro pagë vjetore. /Telegrafi/