LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e peshave me kokë

Ngritja e peshave me kokë

Ngritja e peshave me kokë është një ushtrim fitnesi që stërvit muskujt e qafës. Mund ta praktikojnë meshkujt dhe femrat.

Për t’u kryer, nevojitet një peshë e vogël (maksimumi 5 kg), por ne këshillojmë deri 2 kg. Nëse dispononi një peshë të tillë, mund ta kryeni shumë mirë këtë ushtrim në shtëpi.

Ky ushtrim është provuar të jap rezultat në muskujt e qafës për një kohë të shkurtër nga data e fillimit, transmeton Telegrafi.


Përfitimet që vijnë nga bërja e këtij ushtrimi janë:

1. Forcimi i muskujve të qafës.

2. Gjendje emocionale më e mirë dhe rritja e rezistencës ndaj lodhjes.

Hapat për të praktikuar këtë ushtrim, janë:

1. Shtrihuni në një stol me fytyrë poshtë duke mbajtur një peshë prapa kokës. Ky është pozicioni juaj fillestar.

2. Ndërsa mbani me duar peshën sipër kokës, uleni më ngadalë kokën, ndërkohë që ju merrni frymë.

3. Ngriheni përsëri kokën në pozicionin fillestar dhe qëndroni në atë gjendje për një sekondë, ndërkohë që merrni frymë.

4. Përsëriteni disa herë këtë ushtrim.

Gabimet e zakonshme që bëhen gjatë këtij ushtrimi, janë:

• bërja shpejt e ushtrimit pa respektuar etapat kohore.
• frymëmarrja e gabuar
• pesha shumë e madhe
• mosmbajta mirë e peshës që çon në dëmtime

/Telegrafi/