LAJMI I FUNDIT:

Ngrënia e ushqimeve të verdha mund të jetë sekreti i lumturisë

Ngrënia e ushqimeve të verdha mund të jetë sekreti i lumturisë

Disa thonë se paraja e blenë lumturinë, ndërsa tjerët besojnë në fuqinë e mendimit pozitiv. Por, siç duket ekziston një mënyrë më e lehtë dhe më e lirë për ta vendosur një buzëqeshje në fytyrë. Sipas një studimi të ri, përgjigja apo sekreti i kësaj shtrihet në ngrënien e ushqimeve të verdha.

Hulumtimet nga The Happy Egg Company kanë konsumuar se konsumimi i ushqimeve të verdha liron nivele të mëdha të hormoneve të lumturisë sepse këtë ngjyrë e ndërlidhim me ndjenjat e kënaqësisë, transmeton Telegrafi.


Psikologët sugjerojnë se lidhja pozitive me këtë ngjyrë fillon qysh në moshë të hershme. E verdha gjithashtu thuhet se e stimulon anën e majtë apo anën logjike të trurit, e cila na inkurajon ta perceptojmë atë si një ngjyrë të ngrohtë dhe argëtuese në spektrin e nuancave.

Studimi, i cili e kishte matur kohën e përgjigjeve të 1,000 njerëzve kur u ishin përgjigjur pyetjeve rreth ngjyrave të ushqimit dhe lumturisë, ka zbuluar se 70 për qind e njerëzve i ndërlidhin ushqimet e verdha me ndjenjën e argëtimit apo gëzimit.

61 për qind e të anketuarve kanë thënë se omëletat janë ushqimi më i ‘lumtur’, ndjekur pas nga djathi makaroni, i cili ka marrë 55 për qind të votave. Bananet, palapetat dhe vezët renditen në top 5-she. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Kalo në kategori