LAJMI I FUNDIT:

“Ngjyra e Kuqe” fshihet nga YouTube

“Ngjyra e Kuqe” fshihet nga YouTube

Klipi i këngës “Ngjyra e kuqe” është fshirë nga rrjeti më i madh social i videove në internet, YouTube.

Kënga hit e cila theu rekorde me shikueshmëri, duke mbledhur 400 mijë klikime brenda ditës, nuk ekziston më në YouTube.

Kjo nuk është hera e parë që kjo gjë po ndodh me artistët tanë, viktima të këtyre njerëzve të cilët po fshijnë videot më të klikuara shqiptare, kanë qenë shumë këngëtarë si Dafina Zeqiri, Zanfina Ismaili, Nora e shumë tjerë.


Adrian Gaxha i mllefosur me këtë gjë, ka shkruar në rrjetin Facebook duke thënë: “Sa më treguan që videoklipin e këngës ngjyra e kuqe e kanë fshirë nga Youtube dhe nuk ekziston më. S’dua të përmendi emra se kush edhe pse e kanë fshirë thjesht dua të them që më vjen shumë keq për rekordin e klikimeve që u bë me 400 mijë klikime brenda ditës dhe që u vë në vendin e 12 në top listën e 20 videove më të klikuara në tërë botën brenda 24 orëve në historinë e Youtube-it.”

Telegrafi ka kontaktuar me Kushtrim Morinën, një prej drejtuesve të OnAir, kompanisë përgjegjëse për monitorimin dhe ngarkimin e videove në YouTube. Ai thotë se problemi është teknik dhe se së shpejti video do të kthehet.

“Videoklipin e kemi postuar përkohësisht në kanalin tonë zyrtar, pasi është larguar nga ai i Adrianit, si shkak i një problemi teknik. Avokatët tanë po merren drejtpërdrejt me këtë çështje dhe besoj se gjithçka do të jetë në rregull, klikimet do të kthehen ashtu siç kanë qenë edhe pse mund të marrë kohë derisa të përfundojë i gjithë procesi”, përfundoi Morina. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Magazina
Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë

Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë

Magazina
Emri i saj do të thotë

Emri i saj do të thotë "biznes" - Rita Ora shihet e lumtur në Sydney pasi ka lansuar në treg markën e saj të re të flokëve

Magazina
Kalo në kategori