Keni menduar ndonjëherë për lidhjen midis seksit dhe ngjyrës së flokëve? Duket se ka më tepër lidhje midis tyre, sesa mund ta keni menduar!
Ka një lidhje të fshehtë mes ngjyrës së flokëve dhe jetës seksuale, meqenëse edhe nëpërmjet ngjyrës së flokëve ne tregojmë ç’natyrë kemi.
Duket se ato që bëjnë më tepër seks janë flokëkuqet dhe menjëherë pas tyre renditen biondet, sipas një sondazhi të fundit në Gjermani.
Nga ky hulumtim i bërë në Universitetin e Hamburgut, rezulton se flokëkuqet janë ato që kanë më shumë partnerë, ndërsa seks për një natë janë të prirura të kenë më shumë biondet.
Këto dy kategori ishin në krye të listës, sa i përket aktivitetit seksual, ndërsa femrat me ngjyra të tjera renditen më poshtë:
Rreth 4000 vajza beqare u bënë pjesë e studimit, nga ku rezultoi se rreth 30 për qind e flokëkuqeve mendojnë për seksin disa herë në javë, krahasuar me 28 për qind të biondeve dhe 24 për qind e atyre me flokë gështenjë ose 22 për qind e flokëzezave.
Kur u pyetën për raportet seksuale të një nate, u përgjigjën me “po” 60 për qind e biondeve, 58 për qind e flokëkuqeve, 50 për qind e atyre me flokë gështenjë, 47 për qind me ngjyrë tjetër flokësh, 45 për qind me flokë gri, 43 për qind me flokë të zinj dhe 35 për qind me flokë të bardhë.
Flokëkuqet: Janë seksualisht më aktive, numërojnë më shumë se të gjitha partnerë në shtrat, janë gjithmonë të zjarrta dhe të afta për të eksperimentuar në seks.
Biondet: Janë të besueshme dhe të fuqishme në shtrat. Biondet beqare kanë pasur më tepër partnerë seksualë (pas flokëkuqeve), sesa gratë me ngjyra të tjera si gështenjë apo me flokë të zinj. Po ashtu, biondet beqare kanë më tepër gjasa se femrat me ngjyra të tjera flokësh që të kenë raporte për një natë.
Ngjyra të ndezuara, më shumë burra? Kjo nuk është e vërtetuar, në fakt, megjithatë sipas studimit, femrat që i kanë flokët me ngjyra të ndezura kanë rezultuar se flenë me shumë partnerë dhe bëjnë seks më shumë se mesatarja.
Nga studimi thuhet gjithashtu se femrat që kanë tendencë t’i lyejnë flokët e tyre natyrale në të kuqe janë në kërkim të një partneri dhe këtë duan t’ia tregojnë gjithë botës. Nuk është e thënë që e duan thjesht për seks apo për një marrëdhënie të gjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Planifikimi i shtatzënisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën