LAJMI I FUNDIT:

Ngjashmëria mes Ford Focus RS dhe Mercedes-AMG 45 që kushton dy herë më shtrenjtë (Video)

Ngjashmëria mes Ford Focus RS dhe Mercedes-AMG 45 që kushton dy herë më shtrenjtë (Video)

Mercedes-AMG 45 është një model i mahnitshëm, që ofron komoditet, qëndrueshmëri dhe lëvizje të përkryer.

Por, për t’i pasur të gjitha këto të mira në veturë, duhet të paguhet prej 50 mijë dollarëve, deri në afro 60 mijë, transmeton Telegrafi.


Ky model 2.3-litra dhe katër cilindra, prodhon 345 kuajfuqi dhe arrin shpejtësi mjaftë të lartë.

Në anë tjetër, Ford Focus RS me 370 kuajfuqi, është një veturë e shpejtë dhe e qëndrueshme.

Makina e prodhuar së fundmi, ofron rehati për udhëtarët, në një enterier të punuar me kujdes. Mirëpo, ky model kushton sa gjysma e modelit 45 nga Mercedes.

Megjithëse kanë ngjashmëri të madhe, çmimi dallon shumë, ndërsa kërkesat edhe më tutje janë në favor të veturës gjermane. /Telegrafi/