LAJMI I FUNDIT:

Ngacmohet vajza 10 vjeçare, një i arrestuar

Ngacmohet vajza 10 vjeçare, një i arrestuar
Foto: Ilustrim

Më 21 qershor, një prind e ka denoncuar në Policinë e Prizrenit një të dyshuar të panjohur ngase vajza e tij dhjetë vjeçare i kishte treguar se përderisa po ecte rrugës i dyshuari i kishte folur e më pas e kishte ngacmuar seksualisht, duke e prekur në pjesët intime të trupit.

Pas paraqitjes së rastit është informuar edhe Qendra Për punë Sociale në Prizren.


Gjatë hetimit të rastit, policia ka arritur të siguroj imazhe nga një kamerë e sigurisë. Pas kësaj është identifikuar i dyshuari mashkull i vit lindjes 1983 me iniciale F. Xh. I njëjti po mbahet nën masën e arrestit policor.