LAJMI I FUNDIT:

Nga ventilatori i vjetër bëni kondicioner të fuqishëm: Ky truk nuk kushton asgjë, mirëpo kursen shumë!

Nga ventilatori i vjetër bëni kondicioner të fuqishëm: Ky truk nuk kushton asgjë, mirëpo kursen shumë!

Për ta përballuar më lehtë vapën: Nëse nuk keni kondicioner në shtëpi, mos u brengosni, por gjenduni në mënyra të tjera!

Fjala është për metodat e thjeshta, të cilat nuk do ta dëmtojnë buxhetin tuaj shtëpiak, ndërkaq temperatura në ambientin tuaj të banimit do të bëhet shumë më e këndshme, transmeton Telegrafi.


Janë tri mënyra fantastike se si ventilatori të shndërrohet në kondicioner:

1. Me ndihmën e kubeve të akullit

Para ventilatorit vendosni një enë të gjerë e të cekët dhe mbusheni me kube akulli. Duke fryrë ventilatori mbi akull, në ambientin tuaj do të përhapë ajër të freskët.

Kjo do të zgjasë derisa akulli të shkrihet dhe pastaj vetën shtoni akull tjetër.

2. Ndihmon uji i akullt

Ngjashëm është si në rastin e parë, mirëpo në vend të kubeve të akullit vendosni shishe plastike në të cilat më parë i keni mbushur me ujë dhe i keni ngrirë.

Kjo mënyrë është madje më e mirë sepse ka të bëjë me pjesë të mëdha akulli të cilat do të shkrihen më ngadalë se kubet e akullit.

3. Akullin mbështilleni me peshqir

Te kjo mënyrë e freskimit të ambientit mund të përdorni ose kube akulli ose ujë të ngrirë në shishe.

Edhe njërën, edhe tjetrën, mbështillni në peshqir, lidhni dy skajet me pe të trash dhe vareni midis dy karrigeve dhe vendoseni para ventilatorit. Nën peshqir vendosni një enë në të cilën do të pikë akulli i shkrirë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni

Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni

Bëje vet
Kalo në kategori