LAJMI I FUNDIT:

Nga Titanic te Lamborgini, gjërat që mund t’i blini me 222 milionët e PSG-së për Neymarin (Video)

Nga Titanic te Lamborgini, gjërat që mund t’i blini me 222 milionët e PSG-së për Neymarin (Video)

Nuk janë pak, por 222 milionë euro. Vlera që Paris Saint Germain është e gatshëm të paguajë për Neymarin dhe kështu të ndryshonin përgjithmonë historinë e futbollit botëror.

Transferimi i brazilianit te klubi francez duket se është një nga lëvizjet më të paparashikuara. Vlera të çmendura dhe shifra monstruoze do të qarkullojnë në këtë treg të transferimeve të verës.


Gazzetta Dello Sport ka hartuar një listë me blerje luksi dhe investime marramendëse që mund të bëhen me këtë çmim. Filmi “Titanic” mund të riprodhohej sërish, ndërkohë që me të njëjtën shifër mund të blihej 30% e Milanit dhe të ndërtohej 65% e stadiumit të Bayer Munichut, transmeton PanoramaSport.

Mund të blesh një 606 Lamborgini Aventador Roadster, një nga makinat e fundit dhe më luksoze të viteve të fundit. Njëra prej tyre kushton 366 mijë euro.

Mund të ishin paguar 30% e shumës me të cilën Jonghong Li bleu skuadrën e Milanit. Kinezi pagoi 740 milionë euro.

Me 222 milionë euro që do të paguhen për kartonin e Neymarit, mund të subvencionohej 65% e një stadiumi të ri si “Alianz Arena”, i cili ka kushtuar 340 milionë euro në total.

Mund të blesh 21 ora “Patek Philippe Reference”, e cila është ora më e shtrenjtë në botë dhe ekzistojnë vetëm katër.

Mund të xhirosh filmin më të kushtueshëm të të gjitha kohërave. (Rekordi mbahet nga “Titanic”, i cili ka kushtuar 200 milionë dollarë)

Do të kaloheshin shpenzimet që bëjnë vende si Kongo, Paraguai dhe Maqedonia për ushtrinë.

Mund të blihen 32 avionë privatë Dassault Falcon.

Mund të blihen 27 vila si ajo e Al Kapones në Maiami, të cilën Mino Raiola e bleu për tetë milionë euro.

Mund të paguhen nëntë vitet e fundit të investimeve për përfundimin e bazilikës së Barcelonës “Sagrada Familia”. Për një vit janë paguar 25 milionë euro.

Mund të blihen 6406 kilogram ari i pastër.

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori