LAJMI I FUNDIT:

Nga shitja e telefonave mobilë në postë, hapen mbi 100 vende pune

Nga shitja e telefonave mobilë në postë, hapen mbi 100 vende pune

Në Postën e Kosovës, nga e marta, qytetarët do të kenë mundësi të blejnë edhe telefona mobilë të brendeve më të njohura botërore, pajisje teknologjike, si dhe aksesorë të ndryshëm, në bashkëpunim me kompaninë Zone Mobile.
Lansimi i këtij projekti të ri është bërë nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe drejtori i kompanisë Zone Mobile, Alban Limani.

Fillimisht, shitja do të fillojë në 10 zyra postare: në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri dhe në Podujevë. Javën tjetër do të vazhdohet me ofrimin e produkteve të njëjta edhe në qytetet tjera. Brenda disa muajve telefonat mobilë do të ofrohen për shitje në shumicën e zyrave postare.
Këto produkte ofrohen për herë të parë në Postën e Kosovës.


Kryeshefi Hoxha ka deklaruar se është krenar, sepse ky projekt është në interes të qytetarëve.

“Jam i lumtur edhe për faktin që bashkëpunimi me Zone Mobile ka rezultuar në punësimin e të rinjve. Hapja e vendeve të punës do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt e ardhshëm, paralelisht me shtrirjen e projektit në zyrat tona postare, në çdo komunë”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, drejtori i Zone Mobile ka premtuar se për qytetarët do të ofrohen vazhdimisht brëndet më të njohura të telefonova mobilë dhe pajisjeve përcjellëse, ky projekt do të hap mbi 100 vende të reja pune.
“Të gjitha produktet që do të ofrohen për shitje në Postë kanë siguri të lartë, kanë garanci, furnizohemi vetëm nga kanalet zyrtare te brendeve dhe mund të blihen edhe me këste. Vlera e investimit deri ne shtrirjen totale te projektit do jetë mbi 1 milion euro”, ka thënë Limani.

Kryeshefi Hoxha sërish u ka bërë thirrje të gjitha kompanive që të vijnë në Postën e Kosovës dhe së bashku të ofrojnë projekte kreative, shërbime dhe produkte që janë në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/