LAJMI I FUNDIT:

Nga puthja franceze deri te seksi oral: Si mund ta fitoni HPV-në

Nga puthja franceze deri te seksi oral: Si mund ta fitoni HPV-në

Papiloma virusi (HPV) është ndër sëmundjet seksuale që transmetohet më së shumti në SHBA dhe është përgjegjës për pesë për qind të kancereve anë e mbanë botës. Edhe pse rreth 14 milionë amerikanë infektohet me HPV çdo vit, doktorët ende nuk janë krejtësisht të sigurt se si shpërndahet kjo sëmundje.

Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron se HPV-ja nuk shpërndahet vetëm përmes marrëdhënieve seksuale, por edhe përmes gojës te gjenitalet dhe përmes kontaktit gojë me gojë, transmeton Telegrafi.


Më të rrezikuarit për infeksion janë konsumuesit e duhanit.

Sipas studimit, tani të publikuar në revistën Cancer Epidemiology, Biomarkers, & Prevention, 7.2 për qind e meshkujve kanë zhvilluar HPV oral. Nga kjo përqindje, 28.6 për qind kanë pasour një partnere e cila ka pasur infeksion oral HPV dhe 11.6 për qind e tyre kanë pasur një partnere me infeksion HPV në gjenitale.

Vetëm 6.1 për qind e meshkujve të infektuar, ishin infektuar vetvetiu. Pra, këto shifra kanë shpirë hulumtuesit të konkludojnë se mundësitë e një mashkulli për t’u infektuar me këtë virus dyfishohen çdo herë që ai i kryen seks oral partneres së infektuar.

HPV-ja dhe tabako

Përderisa lidhja mes seksit oral dhe shpërndarjes së HPV-së veçse dihet, hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se konsumimi i duhanit i rritë mundësitë e një individi për t’u infektuar me këtë virus. Pirja e duhanit ka qenë përgjegjëse për HPV-në orale në 12.2 për qind të meshkujve. Shkencëtarët besojnë se kjo lidhje është për shkak të natyrës gërryese të tabakos.

Hulumtuesit besojnë se HPV-së i nevojitet një plagë për t’u futur në trup, ndërsa ata që konsumojnë tabako janë më të prirë të kenë plagë brenda gojës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori