LAJMI I FUNDIT:

Nga Krasic te Grygera, Martinez e Bendtner – Meteorët që u shuan te Juve, por vazhduan karrierën (Foto)

Nga Krasic te Grygera, Martinez e Bendtner – Meteorët që u shuan te Juve, por vazhduan karrierën (Foto)

Juventusi ka pasur disa lojtarë interesant në vitet e fundit, ku për disa prej tyre nuk është paguar edhe pak. Por ku kanë mbetur këta futbollistë?.

“Nuk më ka pëlqyer kurrë Torino, më shumë më ka pëlqyer Moska. Conte është trajner shumë i mirë, por nuk e di çfarë kërkonte nga unë”, kishte thënë ditë më parë Milos Krasic.


Por ku është tani Krasic, lojtari që u krahasua me Nedvedin, por u zhduk pas një viti. A e mbani mend?

Ai tani luan te Lechia Gdansk në Poloni dhe ka bërë vetëm 10 paraqitje ku ka shënuar një gol. Ai bëri karrierë te Fenerbahçe dhe Bastia.

Po Elia?

Holandezi Elia që erdhi për një shumë të madhe nga Hamburgu.

Ai zhvilloi vetëm katër ndeshje me Juventusin, ndërsa pastaj kaloi te Werder Bremen, Southampton dhe tani te Feyenoord, ku në 24 paraqitje ka shënuar 8 gola.

Elia ishte i çmendur pas rrjeteve sociale dhe këtë e bënte edhe kur ishte në bankë të rezervistë.

Motta? Marco Motta a luan ende? 

Po, në Almeria (Liga e Dytë spanjolle). Pasi që la Juventusin ai luajti edhe për Catanian, Bolognan, Genoan, Watfordin dhe Charltonin.

Ai me Conten në të shumtën e kohës rrinte në stol.

Christian Poulsen

I ka dhënë fund karrierës me Copenhagenin, por për të mbahet mend nj gjë intrsante.

Një menaxher ka thënë se më shumë do ta preferonte atë se sa Xabi Alonson. Një prej krimeve më të mëdha në histori.

Zdenek Grygera

Shok i Pavel Nedved u pensionua katër vite më parë shkaku i një lëndimi të madh në gju. Ai luajti mirë te Fulham.

Armand Traore

Ai erdhi si huazim nga Arsenali në vitin 2010. Ai vazhdoi karrierën te QPR, ndërsa tani luan ende te Nottingham Forest në kategorinë e tretë të futbollit anglez.

Olof Mellberg

Suedezi kishte fatin të luante te Juventusi. Ai pastaj ka bërë karrierë në Olympiakos, Villarreal dhe Copenhagen. Ai sot është trajner i Brommapojkarna.

Albin Ekdal

Një lojtar premtues që nuk arriti të kap asnjëherë majat. Aktualisht luan te Hamburgu, ndërsa në Itali kishte luajtur me Sienan, Bolognan dhe Cagliarin.

Nicklas Bendtner

Sulmuesi danez kishte ardhur te Juven për ta kthyer karrierën e tij në bijë. Por ai nuk arriti të lë gjurmë. A ka luajtur pastaj me Wolfsburgun dhe Nottinghamin. Aktualisht luan në Norvegji me skuadrën Rosenborg.

Jorge Martinez

Simboli i ‘meteorëve’ të Juventusit. Nuk mund të besoni por ai deri në vitin 2016 ishte lojtar i Juventusit.

Ai ende luan për Juven. Një tjetër Juve natyrisht, për Juventud de Las Piedras në Uruguai. Ai nuk la asnjë gjurmë në asnjë skuadër ku u huazua nga Juvenusi, ku në 6 vite zhvilloi vetëm 21 ndeshje.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori