LAJMI I FUNDIT:

Nga gratë tek ushtria: 10 fakte që nuk i dini për Donald Trump (Foto)

Nga gratë tek ushtria: 10 fakte që nuk i dini për Donald Trump (Foto)

Donald Trump nuk qe marrë pothuajse kurrë me politikë. Megjithatë, në 16 qershor 2015 ai bëri të ditur se do të kandidojë si president për Republikanët. Slogani i tij “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”. Fushatën ai e bën bashkë me familjen dhe me shprehje kundër emigrantëve, myslimanëve, grave dhe konkurrentëve të tij. Dhe ia arriti të fitonte. Kundër të gjithëve.

A do të kthehet ky populist dhe njeri i spektakleve në një drejtues presidencial të botës së lirë? Shumë vetë e kanë të vështirë ta përfytyrojnë, Por historia e Donald J. Trump tregon edhe një gjë: ky burrë ka aftësinë që të shndërrohet si një kameleon.


1984

2

Ky është viti në të cilin është bërë kjo fotografi. Në këtë vit Trump sapo kishte hapur Harrah’s në Trump Plaza, një Casino në Atlantic City. Vetëm njëri nga shumë investimet, të cilat e bënë miliarder trashëgimtarin e milionave.

I ati: Frederick Junior

3

Paratë e xhepit për bizneset e tij, Trumpi e trashëgoi nga i ati, Frederick. Ai i jep Donaldit fillimisht një milion dollarë. Kur vdiq, në vitin 1999, ai i la Donaldit dhe tri vëllezërve e motrave të tij një pasuri prej 400 milionë dollarësh.

Miliarda me markën

4

Trumpi reagon me agresivitet, dështon herë pas here, por në plan afatgjatë ka sukses, për shembull me Trump Tower në New York City. Trumpi thotë se pasuria e tij sot është dhjetë miliardë dollarë. Ekspertët quajnë realiste një të tretën e kësaj shume.

“Shumë i mirë, shumë i zgjuar”

5

Kështu e quan Trumpi veten. Dhe thotë se ka studiuar në Universitetin elitar Wharton në Filadelfia. Atje e mbaroi ai shkollën në vitin 1968 me një certifikatë Bachelor.

Kapiteni Trump

6

Më parë, i ati e pati dërguar në moshën 13-vjeçare në një konvikt ushtarak në Cornwall-on-Hudson. Atje i riu duhet të mësonte disiplinën, në vitin e fundit Trumpi mori atje madje rangun e oficerit. Ai shijoi atje më shumë trajnim ushtarak se sa në ushtri, thotë vetë Trumpi për kohën e tij në shkollë.

Thembër e sëmurë në vend të Vietnamit

7

Vajtjen në luftën e Vietnamit, Trumpi megjithatë arriti ta shmangë. Për shkak të thembrës së sëmurë, i riu me trup sportiv u deklarua i paaftë për ushtrinë.

E para: Ivana

8

Më 1977 Trumpi u martua me modelen çeke, Ivana Zelníčková. Tre fëmijë ka ai nga kjo martesë, e cila shoqërohet herë pas here me fjalë për lidhje jashtëmartesore. Është Ivana ajo që fikson edhe nofkën për Trumpin “The Donald”.

Familja numër dy

9

Donald Trump me ish-bashkëshorten Marla dhe me të bijën Tiffany Në vitin 1990 Trumpi u divorcua nga Ivana dhe u martua me gruan e tij të dytë, Marlan, 17 vjet më të re se ai. Vajza e përbashkët quhet Tiffany.

Girls, Girls, Girls

10

Jo vetëm në krah të bashkëshortes del Trump me dëshirë në publik. Shpesh ai viziton konkurset e bukurisë dhe pozon krah për krah me modele të reja. Nga viti 1996 deri në 2015 pronë e tij madje është konkursi Miss Universe, transmeton DW.

Arti i marrëveshjes

11

Si mund të fitosh shpejt miliona? Libri bestseller i Trumpit “The Art of Deal” ta tregon – ky libër është pjesërisht një autobiografi, pjesërisht udhëzues për biznesmenë me ambicie. Më e vonta me këtë libër Trumpi kërcen me katapultë jo vetëm në listat Bestseller, por edhe në vëmendjen e opinionit të SHBA.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori