LAJMI I FUNDIT:

Nga fondet e programit amerikan MCC do të përfitojnë edhe ekonomitë familjare (Video)

Nga fondet e programit amerikan MCC do të përfitojnë edhe ekonomitë familjare (Video)
-->

Në emisionin “Përballje” koordinatori nacional i programit amerikan, Sfidat e Mijëvjeçarit për Kosovë (MCC), Petrit Selimi, ka treguar mes tjerash edhe për projektet e energjisë nga ky program.

Selimi ka treguar për mënyrën se si pritet të investohet në dy fusha të energjisë elektrike në Kosovë.

Ai tha se nga këto fonde do të investohen edhe në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në tërë Prishtinën.

“Njëri ndër projektet e MCC-së do të jetë ndihmesë ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me qenë shumë më efiçient në përdorim të rrymës”, ka thënë Selimi në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini.

Fusha tjetër e cila do të përfitojë nga këto fonde sipas tij do të jetë ndihmesa Termokosit për arritjen e efiçiencës në ngrohje.

“Instalimi i njehsorëve individualë digjital lejon kapërcimin nga faturimi me metër katror, në faturim sipas përdorimit dhe shpenzimit. Kjo i ndihmon familjet që ta kontrollojnë vetë ngrohjen”, ka thënë Selimi.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin “Dukagjini” dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/