Në sheshin e qytetit të Deçanit, sot u shënua 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, i fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe.
Epopeja e Dukagjinit, kësaj radhe u shënua pa gjeneralin e UÇK-së, Ramush Haradinaj, ku prijësit e shoqatave të luftës dhe kryetari i Komunës së Deçanit, kërkuan lirimin Haradinajt, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë.
Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj tha se sot kur po kujtojnë dëshmorët Dukagjinit dhe të tjerë, askush nuk e kishte menduar mungesën e gjeneral Ramush Haradinajt, i cili po vazhdon të qëndrojë i ndaluar në Francë padrejtësisht.
“Sot kur po kujtojmë dëshmorët Dukagjinit, e gjithë Kosovës, sigurisht se askush prej nesh as një herë s’e ka menduar që pas Gjykatës së Hagës, ku Ramushi kishte mbrojtur pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të UÇK-së, protagonisti kryesor i saj do të mungojë fizikisht në këtë ngjarje, shkaku i një padrejtësie krejtësisht të pa pritur dhe krejtësisht të pa kuptimtë ndaj tij dhe ndaj luftës sonë për liri”, theksoi Selmanaj.
Kryetari i OVL së UÇK-së në Deçan, Avdyl Mushkolaj tha se është familja Haradinaj që 19 vjet më parë shënoi historinë e re. Ai duke i kujtuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe familjet e dëshmorëve, kërkoi lirimin e Haradinajt nga Franca, ngase sipas tij, vlerat e UÇK-së ishin të pastra.
“19 vjet më parë, kur forcat pushtuese serbe me arsenalin e rënë luftarak sulmuan nga të gjitha anët familjen Haradinaj në Gllogjan me qëllim që t’i vrasin e t’i masakrojnë edhe fëmijët dhe me këtë të shuajnë vatrën e kryengritjes që po pritej të shpërthente dhe t’u jepej mësim të gjithë shqiptarëve, që vendosin t’u kundërvihen okupimit barabar serb ndodhi mrekullia. Betaja e 24 marsit ishte ndër betejat vendimtare që zhvilloi luftën për liri populli shqiptarë, në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sot në këtë datë të shënuar nga vendlindja e komandantit Ramush Haradinaj përsërisim kërkesën e qindra e mijëra shqiptarë anë e mbanë botës, drejtuar autoriteteve franceze dhe botës demokratike, ne nuk pajtohemi me padrejtësi. Nuk po kërkojmë mëshirë, por kërkojmë drejtësi dhe lirim të pa kusht të heroit tonë të gjallë, Ramush Haradinaj”, deklaroi Mushkolaj.
Princi Leka i Dytë, me ketë rast duke kujtuar të rënët, shprehi besimin e tij të plotë që Ramush Haradinaj do të kthehet sa më parë në Kosovë. Ai theksoi se populli shqiptar është i bashkuar dhe është për një unitet kombëtar, i cili do të ndodhë në të ardhmen.
“Motra dhe vëllezër shqiptarë, jemi këtu për të respektuar dhe të nderuar gjithë ato familje, të gjithë ata dëshmorë, që kanë luftuar për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Dhe jemi të bashkuar të urojmë kthimin sa më të shpejt të heroit tonë kombëtar, Ramush Haradianj. Ne shqiptarët jemi të bashkuar me shpresën tonë, që në të ardhmen, Shqipëria dhe Kosova dhe trojet etnike kombëtare të jenë të bashkuara, me dashuri dhe liri për një unitet kombëtar dhe stabilitet në rajon”, deklaroi Princi Leka Zogu i Dytë.
Ish komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha duke uruar Ditën e Epopesë së Dukagjinit, shpresoi se më 9 prill kur është Dita e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, Ramush Haradinaj do të jetë në Kosovë. Sipas tij, rrugëtimi i kosovarëve drejtë lirisë ishte plotë sakrifica, plotë sfida, por këto sfida nuk u ndalën me përfundimin e luftës, ai tha se mbetet që populli shqiptar të jetë sa më i bashkuar.
“Beteja e Prekazit, beteja e Gllogjanit, ishin sinjalet më të qarta se tani më lufta e hapur në Kosovë ka filluar. Pas betejës së Prekazit forcat serbe ushtarake policore, kishin përgatitur një plan operativ dhe iu vërsulen kullave të Dukagjinit, të Gllogjanit ku për objektiv kryesor e kishin familjen emblematike Haradinaj. Por, realizimi i këtij plani iu dështoi, sepse hasen në rezistencë të jashtëzakonshme të kësaj familje”, theksoi deputeti Berisha.
Në emër të familjes së dëshmorëve në Dukagjin, foli Daut Haradinaj, i cili tha se ky mars tregon se sa e drejtë e dhe e pastër ishte lufta e UÇK-së e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Sipas tij, 24 marsi është vula më e mirë se Amerika dhe aleatët e saj të NATO-s, u bashkuan me shqiptarët dhe me të drejtën e qytetarëve të Kosovës.
“Është e vërtetë se kemi shënuar plotë marse pa Ramushin, por mendoj se ky mars e dëshmon më së miri se sa të bashkuar jemi dhe sa përkrahje ka lufta e drejtë e jona, të cilën në Dukagjin e udhëhoqi Ramushi. Po shoh Luginën e Preshevës këtu, po shoh Shqipërinë, po shoh veteranë prej të gjitha anëve që kanë ardhur me na nderuar, e unë nuk dua me zgjatë më shumë, por çka të kërkon Serbia këtu, ka me na gjetur sa herë të donë të bashkuar, të vendosur, sepse Serbia dhe aleatët e saj duhet me ditur që kur shqiptarët bashkohen, s’ka zot që i ndal në rrugën e vet dhe në qëllimin e vet”, deklaroi Berisha.
Kryetari i komunës së Deçantit, Rasim Selmanaj, në emër të kësaj komune ka nderuar të gjithë dëshmorët, heronjtë dhe martirët e Deçanit. Selmanaj ka ndarë Dekoratën “Shkëlzen Haradinaj” për heronjtë Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert