LAJMI I FUNDIT:

Nga Demichelis te Piazon: Të gjitha transferimet e 17 janarit (Foto)

Nga Demichelis te Piazon: Të gjitha transferimet e 17 janarit (Foto)
-->

Jemi dy javë nga fundi i tregut të transferimeve.

Shumë tifozë janë ende duke pritur që klubet e tyre të preferuara të bëjnë goditje të forta në këtë afat kalimtar të janarit.

Shumica e klubeve të mëdha kanë qenë të heshtura, por ato pritet të shpërthejnë në javën e fundit, transmeton Telegrafi.

Nga Adriano te Cissokho: Zyrtarizimet më të rëndësishme të 16 janarit (Foto)
Lexo po ashtu Nga Adriano te Cissokho: Zyrtarizimet më të rëndësishme të 16 janarit (Foto)

Dje (e martë) ndodhën më shumë transferime se zakonisht, por shumica nga ato ishin mesatare, ndërsa më poshtë keni ato më të rëndësishmet:

Tom Carroll u transferua nga Tottenhami te Swansea

Martin Olsson kaloi te Swansea nga Norwich City

Joe Riley u huazua te Sheffield Unitedi nga Man Utd

Morgan Sanson kaloi te Marseille nga Montpellier  për nëntë milionë euro

Malaga nënshkroi me Martín Demichelis pasi argjentinasi u lirua nga Espanyoli.

Lucas Piazon ka vazhduar huazimin te Fulhami nga Chelsea

Enis Alushi është larguar nga Nurnberg për ta vazhduar karrierën në Izrael te Maccabi Haifa.

/Telegrafi/