LAJMI I FUNDIT:

Nga Aston Martin, tek Bentley, Lotus e BMW: Këto janë veturat më të bukura të James Bondit (Foto)

Nga Aston Martin, tek Bentley, Lotus e BMW: Këto janë veturat më të bukura të James Bondit (Foto)
-->

Aston Martin DB10 e bërë me porosi për filmin më të fundit me protagonist Daniel Craig, si agjenti i fshehtë më i famshëm i botës, është gjithçka që presim prej kësaj marke. Është tejet e shpejtë, seksi, dhe e paarritshme nga ata që nuk kanë një 0 të dyfishtë në emrin e tyre.

Filmimet e “Spectre”, i 24-i film i Bondit dhe i katërti ku luan Craig, përfshin shkatërrimin e makinave me vlerë totale 24 milionë stërlina, duke përfshirë edhe shtatë DB10-a – një rekord i ri ky për një produksion të 007-ës.

Makinat e bukura, kanë qenë, sigurisht, një pjesë e rëndësishme e imazhit të superspiunit. DB10 i bashkohet një serie të mrekullueshme që nis në vitet ’60, në debutimin e James Bondit në ekran.

Ja cilat janë makinat më të bukura të James Bondit, të të gjitha kohërave.

Bentley Mark IV – “From Russia with love”. Ian Fleming ishte një zotërues i një Bentley dhe e bëri atë makinën e preferuar të Bondit, në librat e 007-ës. Makina e 1936-ës, e përdorur në filmin “From Russia with love” ishte e pajisur me një radiotelefon.

Aston Martin DB 5 – “Goldfinger”, 1964. Kjo makinë e Bondit kishte automatikë, një sedilje që mund të shkëputej si dhe një një sërë pajisjesh të tjera të Degës “Q”. Ajo bëri një rikthim triumfues në filmin “Skyfall” dhe u shit për 4.6 milionë dollarë në vitin 2010.

Toyota 2000GT – “You only live twice”, 1967. Një prej makinave më të bukura të Bondit që janë prodhuar ndonjëherë, makina e rrallë ekzotike japoneze u modifikua për të kënaqur Sean Conneryn – tavani iu hoq fare.

Aston Martin DBS – “On her majesty’s secret service”, 1969. Nga të gjithë Aston Martin-et e James Bondit, kjo është e preferuara – thjeshtë e mrekullueshme. George Lazenby e ngau në të vetmen herë që luajti James Bondin.

Ford Mustang Mach 1 – “Diamonds are forever”, 1971. E vetmja makinë amerikane e përdorur nga James Bondi, në fakt i përket të dashurës së tij, Tiffany Case, tek “Diamonds are forever”.

Lotus Esprit – “The spy who loved me”, 1977. Me makinën amfibe Lotus Esprit tek “The spy who loved me”, producentët krijuan të vetmen makinë që rivalizonte vërtetë DB5-ën për nga statusi ikonë. Elon Musk pagoi 860 mijë dollarë për një prej tyre në vitin 2013.

Citroen 2CV – “For your eyes only”, 1981. Nuk është aspak makina më seksi në garazhdin e Bond, ndërkohë që është edhe më e ngadalta. Megjithatë, ajo është përdorur në një prej skenave më të paharrueshme me ndjekje në serinë e 007-ës.

Lotus Esprit Turbo – “For your eyes only”, 1981. Duke lënë mënjanë Citroenin, Bond nxjerr një tjetër Lotus të mrekullueshëm në pistat e skive të Cortinas. Fatkeqësisht, në brendësi të saj gjen një trup të vdekur.

Alfa Romeo GTV6 – “Octopussy”, 1983. E vetmja makinë italiane në listë, Bondi ia vjedh një gruaje që ndodhej në një kabinë telefonike, për një ndjekje të shpejtësisë së lartë në Gjermani. Një makinë klasike shumë e përballueshme këto kohë, për ata që duan pak aksion prej 007-e

Aston Martin V8 Vantage Volante – “The living Daylights”, 1987. Rikthimi i Bondit tek Aston Martin në vitin 1987 pa Timothy Daltonin të merrte timonin e një V8 Volante të mbushur me pajisje moderne

BMW 750iL – “Tomorrow never dies”, 1997. Flirti i shkurtër i Bondit me BMW-në nisi në fundin e viteve ’90 dhe nuk zgjati shumë. Pierce Brosnan përdor një celular për të ngar 750iL-në.

BMW Z8 – “The World is not enough”. Brosnani në rolin e Bondit është përgjithmonë i lidhur me BMW-në. Ashtu sikurse dhe kostumi i tij italian Brioni.

Aston Martin Vanquish – “Die another day”. Tek Die Another Day u përdor një Aston Martin e kohëve moderne, dhe Vanquish nuk zhgënjeu aspak, me ndërtimin antiplumb, raketa që ndjekin nxehtësinë dhe shumë më tepër.

Land Rover Defender – “Skyfall”, 2012. E ngarë nga Miss Moneypenny, me Bondin me shotgan në dorë, Defender hyn në listë falë statusit të saj prej makine kulti. Sa keq që Land Roveri nuk do të vazhdojë ta prodhojë, transmeton bota.al

Aston Martin DB10 – “Spectre”, 2015. DB10 përfaqëson të ardhmen e Aston Martin dhe është gjë e mirë që e shohim ta testojë pikërisht James Bondi.

Në trend Auto

Më shumë
Shumë njerëz nuk e dinë - vrima në derën e pasme të veturës kryen një funksion të rëndësishëm

Shumë njerëz nuk e dinë - vrima në derën e pasme të veturës kryen një funksion të rëndësishëm

Auto
Trump njofton për

Trump njofton për "goditjen" e radhës ndaj industrisë automobilistike kineze

Auto
Taksitë fluturuese

Taksitë fluturuese "mund të mbulojnë qiellin" e Mbretërisë së Bashkuar pas dy vitesh

Auto
Ky është vendi i parë evropian që do t'iu dërgojë paralajmërime shoferëve se afër tyre ka ndodhur një aksident

Ky është vendi i parë evropian që do t'iu dërgojë paralajmërime shoferëve se afër tyre ka ndodhur një aksident

Auto
Uber ka rënë dakord të paguajë miliona euro për t'i dhënë fund luftës ligjore me taksitë australiane

Uber ka rënë dakord të paguajë miliona euro për t'i dhënë fund luftës ligjore me taksitë australiane

Auto
Brabus prezanton modelin e frymëzuar nga Mercedes-AMG

Brabus prezanton modelin e frymëzuar nga Mercedes-AMG

Modelet e Reja
Kalo në kategori