LAJMI I FUNDIT:

Nga 12 dhjetori vjen “Rolling Film Festival”

Nga 12 dhjetori vjen “Rolling Film Festival”

Nga data 12 deri në 16 dhjetor në pesë vende të ndryshme të Kosovës do të zhvillohet festivali i filmave romë, “Rolling Film Festival”.

Ky festival duket se tashmë është shndërruar edhe si traditë në vendin tonë, pasi këtë vit feston tre vjetorin e themelimit.

Gjatë këtyre katër ditëve sa do të zhvillohet festivali, do të shfaqen 32 filma, do të ketë biseda me regjisorë ndërkombëtarë dhe vendorë, po ashtu dhe performanca muzikore dhe artistike.

Ky festival sjell çdo vit filma të punuara nga romët e Kosovës dhe jashtë saj.

Gjatë dy viteve të fundit “Rolling Film Festival është bërë ngjarja më e vlerësuar në Kosovë për prezantimin e komunitetit rom, për përkrahjen e shprehjes artistike rome dhe për ofrimin e një platforme për luftimin e stereotipeve dhe promovimin e marrëdhënieve pozitive ndëretnike. /Telegrafi/