LAJMI I FUNDIT:

Neymar zbulon ambiciet dhe nëse do të rinovojë kontratën me Barcën

Neymar zbulon ambiciet dhe nëse do të rinovojë kontratën me Barcën

Neymar është pa diskutim një ndër pikat më të forta të Barcelonës dhe këtë e tregoi qartë edhe në kualifikimin historik të katalanasve përballë PSG, ku azulgranët përmbysën dizavantazhin 4-0 duke fituar në “Camp Nou” 6-1 falë edhe dy golave të brazilianit.

Në një intervistë për “El Mundo Deportivon” sulmuesi i rikthehet atij momenti dhe gjithashtu thekson se këtë sezon Barca i ka të gjitha shanset për të triumfuar në shumë drejtime


“Ishte unikale, ishte një ndeshje të cilën e luajtëm në kufijtë e së pamundurës. Ai triumf na ka veshur me eufori dhe e shohim me mjaft optimizëm pjesën e mbetur të sezonit. Mendoj vërtetë se Barcelona mund të fitojë në të gjitha frontet, nëse skuadra ka dozat e duhura të lumturisë dhe përqendrimin e nevojshëm, atëherë askush nuk na ndal”, u shpreh 25-vjeçari.

Më pas Neymar foli edhe në lidhje me rinovimin e kontratës së Lionel Messit , ndërkohë që vetë do të nënshkruajë zgjatjen e marrëveshjes deri në vitin 2021.

“Ëndrra ime që i vogël ka qenë të isha pjesë e Barcelonës dhe për mua fakti që luaj këtu është një ëndërr e realizuar . Mendoj se kjo skuadër pa Mesin nuk ka kuptim, sepse Messi është Barcelona dhe Barcelona është Messi. Përsa i përket largimit të Enriques mund tju them se do të jetë e çuditshme të mos punoj më me të”,përfundoi ylli brazilian i ekipit nga Katalonia.

Neymar këtë fundjavë kundër Granadës do të ketë mundësinë të realizojë golin e 100.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori