LAJMI I FUNDIT:

Neymar: Nuk kam preferencë për Barcën

Neymar: Nuk kam preferencë për Barcën

Sulmuesi i Santost, Neymar, ka pranuar se do të ishte një realizim ëndrre po të luante për Barcelonën, mirëpo ka theksuar se Camp Nou nuk është destinacioni i vetëm ku ai dëshiron të shkojë.

Një numër i madh i klubeve evropiane janë në kërkim të brazilianit, por është spekuluar se ai ka një parakontratë me katalunasit.

“Jam i sigurt se do të vijë koha që të luaj në Evropë. Është një ëndërr fëmijërore, por mendoj se ende nuk ka ardhur”.


“Barcelona ka lojtarë, të cilët gjithmonë i kam admiruar dhe mendoj se mund të luaj atje. Ka futbollistë të shkëlqyer dhe kjo është një nga ëndrrat e mia, por jo, nuk kam preferencë për Barcelonën”, ka qartësuar 20-vjeçari për AS. /Telegrafi/