LAJMI I FUNDIT:

Neymar: Mund të fitojmë çdo trofe të mundshëm

Neymar: Mund të fitojmë çdo trofe të mundshëm
Getty Images

Mesazhi i dhënë nga Neymar është i qartë. Sulmuesi brazilian mendon se mund të fitojë gjithçka në këtë sezon me Barcelonën, duke paralajmëruar në një fare mënyre Realin e Madridit por edhe Juventusin.

Me Los Blancos, Barça lufton për titullin në La Liga ndërsa me bardhezinjtë do të përballet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Në një intervistë për mediat spanjolle, Neymar është shfaqur shumë optimist duke lënë të kuptohet se katalanasit i kanë mundësitë për të fituar të tre kompeticionet ku marrin pjesë në këtë sezon.


France Football zbulon listën e pasanikëve të futbollit – Ronaldo kalon Messin, tek trajnerët Mourinho është multi milioneri
Lexo po ashtu France Football zbulon listën e pasanikëve të futbollit – Ronaldo kalon Messin, tek trajnerët Mourinho është multi milioneri

“Mendoj se mund të fitojmë edhe njëherë tjetër çdo trofe të mundshëm, nëse qëndrojmë të përqendruar dhe të lumtur”, deklaroi 25-vjeçari i Selecaos.

Neymar u ndal edhe te sfida ndaj Paris Saint Germainit, me Barcelonën që falë atij suksesi 6-1 në Camp Nou arriti të realizonte një përmbysje historike.

“Ishte diçka unike, e kam përjetuar atë sfidë sikur të ishte një ndeshje në limitet e të pamundurës, por në fund morëm një fitore që na ka bërë shumë euforikë të shohin me optimizëm nga pjesa e mbetur e sezonit”, shtoi në vijim të fjalës së tij Neymar.  Neymar të dielën mund të festojë golin e tij të 100-të me Barcelonën nëse realizon ndaj Granadës. Blaugranat janë shtëpia e tij e dytë dhe 25-vjeçari vetëm pak kohë më parë rinovoi kontratën e tij me Barcën deri në vitin 2021. “Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaja me Barcelonën, që kur kam qenë fëmijë kjo ishte ajo që dëshiroja. Të luaj të kjo skuadër është një ëndërr që është bërë realitet për mua”, nënvizoi braziliani.

“Neymar është më i mirë se Messi dhe Ronaldo”
Lexo po ashtu “Neymar është më i mirë se Messi dhe Ronaldo”

Në lidhje me rinovimin e Messit që nuk po vjen, Neymar shtoi:

“Messi është Barca dhe Barca është Messi”. Një shprehje kjo që të bën të kuptosh rëndësinë e argjentinasit te skuadra katalanase. Në fund të prononcimit një mendim i Neymar shkoi për trajnerin Luis Enrique, i cili sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më në krye të stolit të Barcelonës.“Do të jetë diçka e çuditshme të punojmë pa të, por pasi me Luis Enriquen kemi arritur shumë suksese gjatë këtyre viteve”, theksoi 25-vjeçari nga vendi i Sambas.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori