LAJMI I FUNDIT:

Neymar ka pakt me Mourinhon, preferon kalimin te United

Neymar ka pakt me Mourinhon, preferon kalimin te United

Asi i Barcelonës, Neymar, do të preferonte një kalim te Manchester United.

Në Brazil raportohet se Neymar ka aprovuar një takim me PSG-në që është gati të paguaj klauzolën e tij prej 222 milionë eurosh, kurse në mediat spanjolle flitet se lojtari ka një pakt me Jose Mourinhon.


Neymar nuk dëshiron të luaj në Francë sipas Diario Gol dhe në vend të atij opsioni ka zgjedhur të luaj edhe një sezon te Barca para një kalimi.

Lajmet e fundit rreth Barcelonës
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Barcelonës

Barca ka hedhur poshtë transferimin te PSG në këtë verë, duke besuar se askush s’mund ta paguaj klauzolën e tij.

Sidoqoftë, ekzitojnë brenga të mëdha se Neymar mund të largohet në drejtim të Unitedit dhe se tashmë për këtë është marrë vesh me trajnerin, Jose Mourinho. /Telegrafi/