0Shares

Neymar nuk e fsheh dëshirën e tij për të luajtur në Ligën Premier në të ardhmen.

Sulmuesi brazilian i Barcelonës e deklaroi këtë në një intervistë për The Sun, ku nuk ngurroi të vlerësojë stilin e lojës që aplikojnë skuadrat angleze.

“Më pëlqen mënyra sesi e interpretojnë futbollin skuadrat angleze. Kushedi, ndoshta një ditë do të më pëlqejë të luaj në Ligwn Premier”, tha Neymar.

Neymar theksoi gjithashtu se ai anglezi është një kampionat që befason gjithmonë dhe ku lufta për titull është gjithnjë e ndezur.

“Liga Premier është një kampionat që më befason. Admiroj Manchester United, Chelsean, Arsenalin apo Liverpoolin, ekipe që janë aty duke luftuar për titull”.

“Për më tepër, në Angli janë edhe trajnerët të nivelit më të lartë si Mourinho e Guardiola, personalitete me të cilët çdo futbollist ka dëshirë të punojë”, vijoi braziliani.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)