LAJMI I FUNDIT:

Neymar drejt PSG-së, Juventusi heq dorë nga gara?

Neymar drejt PSG-së, Juventusi heq dorë nga gara?

Dukej se ishte thjesht një fantazi e merkatos, por presidenti i PSG-së, sheiku Nasser Al Khelaifi e ka marrë shumë seriozisht.

Ai ka kërkuar një takim urgjent me drejtorin sportiv të klubit, Antero Henrique, për të planifikuar sulmin final për transferimin e Neymar në Paris.


222 milionë euro duket se do të paguhen për kartonin e tij, çka do të klasifikonte transferimin e Neymar si më të shtrenjtin e historisë së futbollit.

Lajmet e fundit rreth transferimeve të lojtarëve (Foto/Video)
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve të lojtarëve (Foto/Video)

Mediat braziliane konfirmojnë se klubi francez ka arritur akordin me babain-menaxher të Neymar, për shumën e 30 milionë eurove në sezon dhe sulmuesi brazilian duket se e mirëpret një transferim drejt kryeqytetit francez.

Te Barcelona, Neymar është lënë në hije nga paraqitjet fantastike të Lionel Messit, ndërsa në paris do të ketë mundësi të nxjerrë në pah aftësitë e tij dhe të marrë një rol prej lideri, ashtu si te kombëtarja brqaziliane.

Transferimi i Neymar te Parisi, duket se nuk shihet me sy të mirë as nga klubi i Juventusit. Bardhezinjtë i druhen një sulmi të Barcelonës, për afrimin e Paulo Dybala-s, si zëvendësues të brazilianit. /TCH/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori