LAJMI I FUNDIT:

Neymar dhe Messi do të ishin spektakolar

Neymar dhe Messi do të ishin spektakolar

Trajneri i Santosit, Muricy Ramalho, mendon se Neymar do të përshtatej mirë të Barcelona dhe beson se braziliani dhe Lionel Messi së bashku do të dhuronin spektakël.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe do të bëhet gjeni. Është në rrugë për t’u bërë po aq i mirë sa Messi, Cristiano Ronaldo – ai lloj i lojtarit që shfaqet në skenën botërore shumë rrallë”.

“Barca është skuadra që u përshtatet më së miri karakteristikave të Neymar. Do të më pëlqente ta shihja dyshen së bashku (Messi dhe Neymar), të shihja se çfarë do të ndodhte”.


“Dhe jam i sigurt se do të ishte diçka spektakolare”, ka deklaruar Ramalho për Sport.es. /Telegrafi/