LAJMI I FUNDIT:

Nexhmije Pagarusha rrëfehet për projektin që po e rikthen në skenë: Nuk ka më bukur se t’i këndosh nënës (Foto)

Nexhmije Pagarusha rrëfehet për projektin që po e rikthen në skenë: Nuk ka më bukur se t’i këndosh nënës (Foto)

Numëron vite mbi supe, shumë prej tyre të suksesshme në karrierë, është kjo Nexhmije Pagarusha e cila vazhdon të mbetet zë i mrekullueshëm.

Artistja e emëruar tashmë me epitetin “Bilbili i Kosovës” nuk e ka përfunduar rrugën e saj të përjetshme me muzikën, kjo pasi shumë shpejt ajo do të rikthehet me një projekt të ri shumë të veçantë dhe shpirtëror.

Telegrafi mëson se Nexhmije Pagarusha kësaj radhe do të vijë me një bashkëpunim me këngëtaren Yllka Kuqi, me një këngë tepër të veçantë dedikuar nënave.

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, këngëtarja Pagarusha rrëfehet për këtë rikthim të veçantë pas kaq vitesh në skenë.

“Nuk e di a ka ndonjë njeri të paprekur nga ata që e kanë përjetuar vdekjen e prindit, e në veçanti të nënës, ideja për këtë këngë më ka mahnitur shumë, ndaj dhe ftesën e Yllkës e kam mirëpritur me kënaqësi”, tha ajo për Telegrafin.

Nexhmije Pagarusha

Teksti i këngës është bazuar në një ngjarje të vërtetë, dhe është shkruar nga një vajzë e cila e ka humbur nënën, e ndjera e cila ishte njëkohësisht edhe mikeshë e ngushtë e këngëtares Pagarusha, një arsye më shumë për të marrë pjesë në këtë projekt.

“Tekstin e këngës e ka shkruar vajza e një shoqes sime të ndjerë, me të cilën kam pasur një miqësi shumë të mirë, ndërsa Yllka e ka kënduar në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi më tej ajo.

Yllka dhe Nexhmija nuk janë të vetmet këngëtare të cilat do të marrin pjesë në këtë këngë, pasi në zërat përcjellës do të jenë Leonora Jakupi e Genc Prelvukaj, gjersa protagonistë në klip janë aktorët e njohur të skenës sonë: Ylber Bardhi, Fatos Kryeziu dhe Adriana Matoshi.

“Klipi ka përfunduar xhirimet para pak ditësh, jemi ndarë të kënaqur me realizimin. Unë vazhdoj t’u përgjigjem projekteve të veçanta në muzikë përderisa ende kam forcë, atëherë kur unë të të mos mundem, do të them mjaft”, ka përfunduar Nexhmije Pagarusha në rrëfimin e saj për Telegrafin.

Nexhmije Pagarusha në klipin e ri.

Data e publikimit të këtij projekti, që me shumë gjasë do të mbajë titullin “Nënë” është 4 mars 2017, në kuadër të festës së gruas e cila është për pak ditë.

Mbetet të shihet se sa i bukur do të jetë ky projekt i cili me temën e veçantë që trajton, ka mbledhur rreth vetës shumë artistë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Thënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!

Thënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!

Kulture
Piktori shqiptar që theu rregullat e socrealizmit, jetën e të cilit e shkatërroi komunizmi

Piktori shqiptar që theu rregullat e socrealizmit, jetën e të cilit e shkatërroi komunizmi

Piktura
MILINGONA

MILINGONA

Fjala+
“PSE SHKOVE”

“PSE SHKOVE”

Poezi
“Zona e interesit” është portretizimi i fajësisë

“Zona e interesit” është portretizimi i fajësisë

Filmi
I ÇMENDURI QË ECTE ME KËMBËT E TIJ

I ÇMENDURI QË ECTE ME KËMBËT E TIJ

Fjala+
Kalo në kategori