LAJMI I FUNDIT:

Neville flet pas shkarkimit nga Valencia

Neville flet pas shkarkimit nga Valencia

Trajneri i shkarkuar i Valencias, Gary Neville, ka pranuar se nuk ka pasur rezultate të mira gjatë kohës së tij në klub.

Anglezi ishte pjesë e Valencias nga dhjetori deri në shkarkimin e sotëm dhe tani ka falënderuar të gjithë duke thënë se rezultatet nuk ishin siç ai ka pritur, transmeton Koha.net.


“Dua të falënderoj klubin, fansat, stafin dhe lojtarët. Kam dashur të vazhdoj punën që kam nisur, por kuptova se jemi në rezultate të dobëta që nuk ishin në standardin tim ose në atë që ka kërkuar klubi”, ka shkruar ish-lojtari i Manchester Unitedit.

Klubi spanjoll me Neville ne krye ka fituar vetëm tre ndeshje në La Liga, ka barazuar pesë herë dhe ka humbur tetë herë.