LAJMI I FUNDIT:

Neuroshkencëtari shpjegon teknikën më të mirë për t’u qetësuar kur stresoheni (Video)

Neuroshkencëtari shpjegon teknikën më të mirë për t’u qetësuar kur stresoheni (Video)

Kur vjen fjala për ballafaqimin me stresin, me siguri se keni dëgjuar shumë këshilla për të menduar pozitivisht dhe për të bërë joga. Por, nëse jeni duke kërkuar strategji praktike të cilat mund t’i përdorni qysh sot, atëherë padyshim se do t’ju pëlqejë fjalimi i Daniel Levitin në TED.

Është një strategji e thjeshtë, të cilën neuroshkenca e ka dëshmuar se u ndihmon atyre të cilët ballafaqohen me situata stresuese.


Daniel Levitin din shumë gjëra rreth asaj se si performon truri gjatë kohës kur është nën stres. Ai thotë se truri e liron kortizolin, i cili i rritë rrahjet tuaja të zemrës, i modulon nivelet adrenalinës dhe jua vështirëson mendimin e qartë.

Pas ballafaqimit me shumë situata stresuese në jetën e tij, ai kishte gjetur strategjinë nga miku i tij Garly Kelin, psikolog – teknikë të cilën këta e quajnë “pre-mortem”.

Post-mortem është kur ndodh ndonjë fatkeqësi, atëherë mblidhet një ekip i ekspertëve dhe përpiqet të zbulojë se çfarë ka shkuar gabim.

Ndërsa në pre-mortem, ju duhet të përpiqeni t’i mendoni të gjitha gjërat që mund të shkojnë gabimisht, dhe pastaj të mendoni se çfarë mund të bëni për t’i parandaluar ato të ndodhin, ose të paktën t’i minimizoni dëmet.

Më poshtë e keni fjalimin e plotë të Daniel Levitin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori