LAJMI I FUNDIT:

Nesta: Milani ka të drejtë ta festojë vendin e gjashtë

Nesta: Milani ka të drejtë ta festojë vendin e gjashtë

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, thotë se Milani ka të drejtë që të festojë vendin e gjashtë në tabelë.

Rossonerët siguruan një vend në kualifikimet e Ligës së Evropës javën e kaluar, por festimet janë kritikuar nga disa tifozë duke parë që klubi ka traditë për trofe.


“Unë isha në anën e atyre që festuan”.

Lajmet e fundit rreth Milanit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

“Është e drejt që ta bësh këtë kur e arrin një synim, dhe Milani e bëri këtë. Natyristh se nëse krahasojmë këtë me kohën time, kemi një rënie, por ky është Milani i tanishëm”.

“Tash duhet të jemi kokëulur dhe klubi të punojë, vetëm paramendoni Interi do të bënte gjithçka të jetë në pozitën tonë”, deklaroi Nesta. /Telegrafi/