LAJMI I FUNDIT:

Nesër seanca e parë ndaj aktivistëve të VV-së të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit

Nesër seanca e parë ndaj aktivistëve të VV-së të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit

Avokati, Tomë Gashi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seanca e parë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Gashi i cili është avokat i Frashër Krasniqit, ka thënë se ky gjykim është politik dhe se të gjitha provat e siguruara nga Prokuroria e vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSE!.


Postimi i plotë:

Nesër më 28.shkurt 2017, në orën 13.00h në Gjykatën Themelore në Prishtinë është caktuar seanca fillestare kundër aktivistëve të Lëvizjës VETËVENDOSJE!, klientiit tim z.Frashër Krasniqi, dhe aktivistëve të tjerë z.Atdhe Arifi, z.Egzon Haliti dhe znj.Adea Batusha.
Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për vepren penale: Kryerja e veprës penale terroriste nga Neni 136 par. 1 … të Kodit Penal të Kosovës.
Ky është gjykim haptazi politik dhe të gjitha provat e siguruara nga Prokuroria e vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të Lëvizjës VETËVENDOSE!.
Kështu ka ndodhur edhe me rastin e akuzimit dhe gjykimit të aktivistit të Lëvizjës VV, z. Trim Gashit, kinse për sulm ndaj eskortës së Kryeministrit, ai është liruar i pafajshëm nga e njëjta Gjykata Themelore në Prishtinë, që e ka mbajtur në paraburgim për gjashtë muaj.
Nëse kemi Gjykatë të pavarur, të drejtë dhe që punon në bazë të ligjit, të gjithë aktivistët, duhet të lirohen të pafajshëm, por kush do të përgjigjet për vrasjen e Astrit Deharit,i cili u paraburgos për 78 ditë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për këtë rast të inskenuar politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori