LAJMI I FUNDIT:

Nesër nis mbledhja e nënshkrimeve kundër privatizimit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Nesër nis mbledhja e nënshkrimeve kundër privatizimit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Si pjesë e kampanjës për rivitalizimin dhe mbrojtjen e kinemasë së qytetit, “Anibar” dhe Kinema “Jusuf Gërvalla” njoftojnë se që nga data 18 mars do të fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët, për peticionin kundër privatizimit të Kinemasë së Qytetit të Pejës.

Për këtë iniciativë, të cilës i janë bashkangjitur shumë vullnetarë të Pejës, do të përdoren gjithsej pesë lokacione të Pejës për mbledhjen e nënshkrimeve.

Nënshkrimet do të mblidhen në këto pika:

1. Qendra e qytetit,

2. Universiteti “Haxhi Zeka”

3. Stacioni i Autobusëve

4. Çarshia e Gjatë

5. Kinemaja “Jusuf Gërvalla”

Pikat e peticionit do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 10:00 deri në 15:00, deri më 28 mars.

Deri më tash, iniciativa “Kino për Qytetin” ka qenë e lansuar online dhe ka marrë përkrahjen e madhe të qytetarëve. Mbledhja e nënshkrimeve nëpër qytet është hapi i dytë në listën e veprimeve kundër procedurës së privatizimit të kinemasë.

Për t’u informuar më shumë, vizitoni faqen: www.facebook.com/pejacinema